AFATI PËR DËRGIMIN E FOTOGRAFIVE: 20 MAJ 2023
Festivali ndërkombëtar i filmit dhe fotografisë “Travel Fest Albania”, i cili do të zhvillohet në datat 3-7 korrik 2023, fton të gjithë të apasionuarit e fotografisë të dërgojnë për konkurim fotografitë e tyre, duke plotësuar formën më poshtë:
Rregullat e Aplikimit
- Çdo fotografi është e vlefshme pavarësisht nga formati ose pajisjet e përdorura.
- Çdo fotografi duhet të shoqërohet me: Titullin, emri i autorit, vendi, përshkrimi (jo i detyrueshëm) rreth 100 – 200 karaktere.
- Dërguesi duhet të jetë autori i fotos. Nëse jeni agjent ose përfaqësues, duhet ta specifikoni në seksionin e krediteve në profilin e projektit tuaj.
- Duke dorëzuar foton ju jeni dakord të autorizoni festivalin Travel Fest Albania dhe entet e tij menaxhuese për ta shfaqur apo ekspozuar foton tuaj pa kufizime, nëpërmjet ndonjë rrjeti dixhital ose printim, për qëllime jo komerciale.
- Fotografitë e konkursit duhet të dërgohen në formatin jpg/jpeg, 150-300 dpi dhe cilësi kompresimi 7-12, mundësisht me përmasa më të mëdha se 3500 x 3500 px dhe madhësia nuk duhet të jetë më e vogël se 8 Mb. Sa më i madh të jetë formati, aq më cilësore do të jetë paraqitja e fotos.
- Disa modifikime/editime të lehta janë të pranueshme.
- Regjistrimet janë përfundimtare dhe të pakthyeshme.
- Aplikimi është i mundur edhe duke derguar email në: foto@travelfestalbania.com dhe nëpërmjet platformës FilmFreeway https://filmfreeway.com/TravelFestAlbania
- Mund të dorëzohet më shumë se një fotografi për çdo autor.
- Konkurimi nga aplikantë me banim në Shqipëri është falas.
- Ndryshimet në rregullore mund të bëhen nga drejtuesit e festivalit në çdo kohë.
- Afati i dorëzimit është 20.05.2023.
- Me dorëzimin, aplikanti siguron se i ka lexuar, kuptuar dhe pranuar të gjitha rregulloret e konkursit.
Aplikimet mund të dërgohen edhe:
- Nëpërmjet e-mail: foto@travelfestalbania.com
- Platformës FilmFreeway https://filmfreeway.com/TravelFestAlbania
- https://travelfestalbania.com/
Çmimet e konkurimit për fotografi
Do të vlerësohet me çmim fotografia më e mirë e festivalit dhe fotografia më e mirë në secilën kategori:
- Fotoja më e mirë e peizazhit
- Fotoja më e mirë për kafshë
- Fotografia më e mirë Oqean/det
- Fotografia më e mirë e jetës së qytetit
- Fotoja më e mirë e ushqimit dhe pijes
- Fotoja më e mirë e njerëzve
- Fotografia më e mirë e udhëtimit
- Fotografia më e mirë nga Shqipëria
Fituesit e kategorive do të vlerësohen me certifikatë dhe do të promovohen nga Travel Fest Albania.
Shënim: Regjistrimi i filmave konkurues mund të bëhet vetëm tek https://filmfreeway.com/TravelFestAlbania